Reali me shumë mungesa luan në udhëtim te Huesca, formacionet zyrtare

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi do të jetë mysafir i Huescas në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga.

Los Blancos do të përballen me skuadrën e fundit në tabelë në një ndeshje që duan të rikthehet te fitorja.

Kampioni në fuqi i Spanjës në këtë takim vije pas humbjes 1-2 në shtëpi nga Levante dhe duan të fitojnë për t’iu afruar liderit Atletico Madrid.

Në anën tjetër vendasit futen në këtë sfidë pas triumfit të madh 1-3 te Valladolid dhe duan të shkatkojnë një tjetër befasi.

Trajneri Zinedine Zidane ka shumë mungesa në formacion, pasi mungojnë lojtarët si Carvajal, Eden Hazard, Sergio Ramos, Valverde, Rodrygo apo Eder Militao.

Formacionet zyrtare:

Huesca: Fernandez, Doumbia, Maffeo, Pulido, Rico, Seoane, Silva, Siovas, Okazaki, Mir, Galan.

Real Madrid: Courtois, Odriozola, Mendy Varane, Nacho, Kroos, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Vinicius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme