Reali mendon për merkaton, kërkon të afrojë Antoine Griezmann

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 12:25 | Nga

Tashmë që sezonit futbollistik po i vjen fundi, sikundër klubet e tjera edhe gjigandët e Realit të Madridit po mendojnë për lëvizjet që do të bëjnë në merkaton verore, për të përforcuar organikën e tyre.

Prej kohësh po flitet për një transferim të mundshëm të sulmuesit Antonie Grizman tek Barcelona, por duket se katalanasit nuk do ta kenë aspak të lehtë akordin me lojtarin e Atletiko Madridit pasi tashmë në skenë ka dalë edhe skuadra madrilëne.

Los Blanchos kanë hasur probleme në repartin sulmues gjatë këtij sezoni, me Karim Benzema dhe Gareth Beil të cilët nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë, e për këtë arsye futbollisti i Los Kolconeros shihet si një ndër alternativat kryesore për klubin e Florentino Perez. Kampionët në fuqi të La Liges kanë besim se mund ta bindin 27-vjeçarin të nënshkruajë me ta pasi Griezman njihet si tifoz i ekipit të Zinedine Zidane.

Ndërkohë ylli i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo, i cili ka luksin të influencojë tek klubi madrilen përsa i perkëet merkatos, po lobon tek presidenti Florentino Perez për të nënshkruar me sulmuesin e Valencias, Goncalo Guedes . 21-vjeçari është kthyer në të preferuarin e momentit për Ronaldon, pasi ka bërë paraqitje dinjitoze gjatë këtij sezoni.

Për më tepër duket se fituesi i 5 topave të artë i frikësohet afrimit të super talenteve si Neymar , Levandovski apo Harry Kane, për të cilët Los Blanchos kanë shfaqur interes të lartë.

Për këtë arsye portugezi kërkon të bindë stafin drejtues se zgjedhja e duhur për repartin e avancuar do të ishte Guedes, i cili mund t’i vijë në ndihmë Cristianos për të finalizuar në portë.

Në fund të fundit vendimi final i takon vetëm numrit një të klubit madrilen Perez, kështu që mbetet për tu parë se çfarë lëvizjesh do të bëjë biznesmeni në këtë merkato verore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme