Reali mposht Levanten, Enis Bardhi i plotë

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka shënuar fitore prej 2 me 0 në udhëtim te Levante.

Golin e parë në këtë takim për “Los Blancos” e shënoi Junior Vinicius, transmeton KOHA.

Ai shënoi në minutën e 16 të takimit.

Kurse golin e dytë e shënoi Benzema në minutën e 90+5.

E ndeshje të plotë në radhët e Levantes zhvilloi mesfushori shqiptar Enis Bardhi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 72.

Reali me këtë fitore arrin në kuotën e 10 pikëve pas katër xhirove, derisa Levante ka vetëm 3 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme