Reali në telashe të mëdha, synon t’i largojë dy yjet e skuadrës

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Real Madrid është duke tentuar t’i largojë gjatë afatit kalimtar të janarit dy yjet e saj, Isco Alcoron dhe Marcelo.

Si mesfushori spanjoll ashtu edhe mbrojtësi i majtë brazilian nuk janë në formën më të mirë të tyre.

Trajneri Zinedine Zidane i ka konfirmuar futbollistëve se nuk llogarit në ta dhe klubi dëshiron t’i largojë gjatë janarit.

Por mediumi spanjoll Ok Diario ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka ardhur asnjë interesim nga skuadra tjera për këtë dyshe.

Isco ka një pagë vjetore prej 6,5 milionë euro në sezon dhe ka kontratë me klubin madrilen deri në verën e vitit 2022.

Në anën tjetër Marcelo fiton pagë vjetore prej nëntë milionë euro në stinor dhe edhe kontrata e tij skadon pas dy viteve e gjysmë, në verën e vitit 2022.

Marcelo konsiderohet një legjendë e klubit pasi ka qëndruar në Santiago Bernabeu që 13 vite, por ai së fundmi është totalisht jashtë formës.

32-vjeçari brazilian ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje këtë edicion ku ka bërë dy asistime.

Ndërkohë mesfushori spanjoll Isco është paraqitur në 10 takime ku vetëm në dy nga to si titullar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme