Reali ofron tre lojtarë për Pogban

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Real Madridit po insiston për transferimin e francezit Paul Pogba gjatë kësaj vere, dhe për këtë ka bërë gati një ofertë joshëse për Manchester Unitedin.

Për kartonin e Pogbas, ekipi spanjoll është i gatshëm t’ia ofrojë Manchesterit tre futbollistë.

Reali është i gatshëm të ofrojë shërbimet e tre lojtarëve të njohur, Gareth Bale, Keylor Navas dhe James Rodriguez, në shkëmbin për Pogban, ka shkruar “AS” të dielën. Mesfushori francez pëlqehet shumë nga trajneri i Realit, Zinedine Zidane, i cili e do me çdo kusht në “Santiago Bernabeu”.

Pogba mund të largohet nga Manchesteri gjatë kësaj vere, pasi në edicionin e fundit është kritikuar vazhdimisht për paraqitjet e tij.

Kartoni i 26-vjeçarit vlerësohet rreth 140 milionë euro, kurse Pogba ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2021.

Pogba në edicionin e fundit ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 11 herë në 47 paraqitje te Manchester Unitedi.

Të ngjashme