Reali përgatit ofertë për Alissonin

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 11:52 | Nga

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë për portierin e Romës, Alisson pas formë së treguar në Itali.

Romakët dëshirojnë ta “blindojnë” brazilianin me një kontratë afatgjate, por forma e tij në Ligën e Kampionëve ka alarmuar klubet evropiane, përfshirë edhe Liverpoolin.

Sipas RMC Sport, “Mbretërit” synojnë që gjatë verës të bëjnë ofertë për 25-vjeçarin që kushton 70 milionë euro.

Madridi i ka dhënë fund interesimit për David de Gean shkaku i pagës së tij të lartë dhe deri më tani kanë qenë të pasuksesshëm edhe në transferimin e Thibaut Courtois nga Chelsea.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme