Reali po planifikon ta largojë Ronaldon

Prishtinë | 30 Pri 2017 | 10:56 | Nga

Real Madridi dëshiron ta mbajë Ronaldon edhe për një sezon dhe ta shesë atë para fillimit të sezonit 2018/2019

Cristiano Ronaldo shënoi dhe humbi një penallti në fitoren e vështirë të Real Madridit prej 2:1 ndaj Valencias të shtunën në “Santiago Bernabeu”.

Ish ylli i Manchester Unitedit po kalon një ndër sezonet më të vështira në karrierë, ku ka shënuar vetëm 32 gola në 40 paraqitje teksa ka formë të luhatshme.
Pavarësisht statistikave të tij impresionuese dhe rekordeve që po thyen, 32 vjeçari pritet ta përfundojë sezonin me më së paku gola të shënuar që nga viti 2010, kur e mbylli atë me 33 gola (viti i parë në Madrid).

Sipas mediave spanjolle, Real mendon se ka kohë që Ronaldo nuk është ai që ka qenë dhe janë duke menduar si mund të përfitojnë prej tij.

“Diario Gol” raporton se “Los Blancos” do ta mbajnë atë në Madrid vetëm edhe për sezonin e ardhshëm.
Numri një i klubit, Florentino Perez, është duke menduar ta shesë atë para fillimit të sezonit 2018/2019. Destinacioni i mundshëm është Kina, ku portugezi do të bëhej lojtari më i paguar në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme