Reali pret Atleticon problematike në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 10:34 | Nga

Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën më të nxehtë. Do të zhvillohet sfida e parë gjysmë-finale mes Realit të Madridit dhe Atleticos. Një derbi i përjetshëm që nuk e ka kursyer agonizmin dhe duelet e ashpra në çdo sektor të fushës.

Në fushë do të zbresin dy finalistet e edicionit të shkuar dhe kaq mjafton për të kuptuar se sa e fortë do të jetë kjo përballje.

Trajneri Zinedine Zidane ka një mungesë kryesore dhe jo pak rëndësishme që është ajo e Gareth Bale, gjithashtu i padisponueshëm vijon të jetë Pepe.

Në krahun tjetër Diego Pablo Simeone vijon të jetë pa Juanfran dhe Vrsaljkon, megjithatë këto mungesa nuk e ndikojnë formacionin e “roji-blancove”.

Atletico nuk e provon humbjen në Ligën e kampionëve në 10 nga 11 herët e fundit që ka zbritur në fushë, megjithatë Reali duket se ka një epërsi të lehtë për mënyrën se si janë paraqitur ekipet gjatë këtij edicioni. Gjithsesi derbi i Madridit ka ofruar gjithnjë surpriza dhe emocione nga fillimi deri në fund. Pritet një “Santiago Bernabeu” “sold-out” për këtë supersfidë.

Të ngjashme