Reali publikon listën, tre yje mungojnë ndaj Liverpoolit

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme ndaj Liverpoolit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Zinedine Zidane kishte deklaruar se Hazard është rikuperuar dhe është i gatshëm, si duket belgu nuk ia ka dalë të riaftësohet për këtë duel.

Sergio Ramos do të mungojë poashtu në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit, përcjell Gazeta Express.

Valverde është rikthyer dhe është një shtysë e madhe për Zidane, ndërsa Carvajal vazhdon të mungojë shkaku i lëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme