Reali s’do të tentojë për Mbappen në janar

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

“Los Blancos” do të mundohen ta marrin yllin francez verën tjetër, kur të jetë lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin

Real Madridi nuk do të tentojë ta transferojë Kylian Mbappen në afatin kalimtar të janarit.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij të fundit, “Los Blancos” do të presin deri verën tjetër, kur lojtari do të jetë i lirë.

Në fakt, kampionit të botës me Francën do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në vitin 2022.

Reali ishte i gatshëm të ofronte shumë para për futbollistin gjatë verës që shkoi, por në fund PSG-ja nuk u përgjigj.

Lojtari nuk duket i interesuar për ta vazhduar kontratën pasi në mendjen e tij është vetëm klubi i ëndrrave të tij – Real Madridi.

Të ngjashme