Reali shpërblen lojtarët me miliona euro nëse fitojnë dy trofetë

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 16:59 | Nga

Real Madridi sonte pret në “Santiago Berrnabeu” Atletico Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas informacioneve të përditshmes spanjolle “AS”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka menduar të shpërblejë secilin lojtar po ashtu edhe trajnerin Zinedine Zidane nëse skuadra fiton dy trofetë, Ligën e Kampioneve dhe La Ligan.
Kjo e përditshme bën me dije se flitet për 1.5 milionë euro për çdo lojtar dhe 2 milionë euro për trajnerin francez.
Shifra e shpërblimit mendohet të jetë diskutuar me Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo dhe Marcelo.

Për të mbërritur deri te shpërblimi, Real Madrid duhet të tejkalojë Atletico Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Të ngjashme