Reali synon në janar transferimin e Aouar

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Houssem Aouar duket se do të jetë futbollisti i ri i Real Madridit nga afati kalimtar i janarit.

Mesfushori francez është dëshira e madhe e trajnerit Zinedine Zidane për repartin e mesfushës.

Mediat franceze kanë raportuar se ka tanimë një marrëveshje mes lojtarit dhe Real Madridit që ky i fundit t‘iu bashkohet në janar.

Aouar ka pranuar që të nënshkruajë kontratë për katër vite e gjysmë me Los Blancos ku i është premtuar hapësira nga trajneri Zidane.

Megjithatë tani gjigantit spanjoll i mbetet të gjejë gjuhën e përbashkët me Lyonin për transferimin e lojtarit.

Lyon nuk është se do të bindet lehtë, pasi edhe në verë refuzoi disa oferta të rëndësishme dhe kërkon mbi 50 milionë euro.

Aouar së fundmi ka refuzuar t’i bashkohet rivalëve të PSG-së në Ligue 1, pasi dëshira e tij është të punoj me trajnerin Zidane. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme