Reali telefonon Conten

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi i ka filluar negociata me ish-trajnerin e Chelseat, Antonio Conten, sipas burimeve italiane.
Julen Lopetegui është nën presion të madh pas rezultateve të dobëta në kohën e fundit, ku kanë dështuar që të shënojnë gol në katër ndeshjet e fundit, duke barazuar njëherë dhe duke pësuar tri humbje, transmeton Gazeta Express.

Sipas Corriere dello Sport, drejtorët e Real Madridit kanë kontaktuar me Conten të hënën.

Conte ende është në betejë me Chelsean, pasi klubi anglez nuk pranoi që t’i paguajë 10 milionë euro si dëmshpërblim pas shkarkimit të italianit për t’ia lënë vendin Maurizio Sarrit.

Sidoqoftë, Conte duket se nuk do të meret më me këtë çështje pasi është bindur që ta marrë njërin ndër rolin më të rëndësishëm në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme