Reali triumfon me rikthim të udhëtim te Osasuna, ngrit epërsinë ndaj Barçës

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Osasuna me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Ekipi i Zinedine Zidanes nuk ka lejuar befasi duke fituar me rikthim ndaj Osasunas dhe duke vazhduar pa shqetësim në krye të La Ligas me fitoren e pestë radhazi në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por Mbretërit arritën të shënojnë dy gola, kundrejt një të vendasve.

Megjithatë, ishte Osasuna që hapi sfidën në minutën e 14-të me anë të Unai Garcia, i cili shënoi me kokë për 1-0.

Reali arriti të kthehet shpejt në lojë duke shënuar dy gola brenda pesë minutave dhe duke kthyer ndeshjen në favor të tyrë.

Fillimisht ishte Isco (33’), i cili barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa Sergio Ramos (38’) shënoi me kokë për epërsinë 1-2.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, me Osasunan që kërkonte barazimin dhe Realin që synonte mbrojtjen e rezultatit.

Por, ishin vetëm Los Blancos që arritën të shënojnë në fund me anë të Lucas Vazquez (85’) për 1-3 dhe Luka Jovic (90+), cili vulosi rezultatin përfundimtar 1-4.

Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten në pozitën e parë me 52 pikë apo gjashtë më shumë se Barcelona e dyta me një ndeshje më pak, ndërsa Osasuna zë vendin e 12-të me 28 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Mbretërit e presin në shtëpi Celta Vigon, ndërsa Osasuna udhëton te Athletic Bilbao.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme