Referi kolapson në fushë, ndërpritet për disa minuta ndeshja eliminatore e Kupës së Afrikës

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja eliminatore për Kupën e Shteteve të Afrikës mes Bregut të Fildishtë dhe Etiopisë, është ndërprerë për disa minuta pasi që referi kryesor ka kolapsoi në fushë.

Bregu i Fildishtë ishte duke kryesuar 3:1 pas 80 minutave lojë. Referu Charles Bulu në një moment shihej duke u ndihmuar nga lojtarët pasi nuk po ndjehet mirë. Në një video të publikuar në T]itter, referi shihet duke shkuar në drejtim të stafit mjekësor, para se të mbyllë sytë e të bie përtokë.

Referi i ndeshjes mori ndihmën në fushë, para se të largohej me barele. Ai është dërguar në spital lokal për testime të mëtutjeshme.

Në të vërtetë Bulu ishte ngritur në rolin e referit kryesor, pasi referi që ishte paraparë të referonte rezultoi pozitiv me COVID-19.

Referi i katërt, nuk ishte në gjendje të zëvendësonte Bulun, pasi ai ishte nga Bregu i Fildishtë. Pas diskutimeve, ndihmës-arbitri nga Kenia, Gilbert Cheruyiot mori dretimin e ndeshjes.

Si Bregu i Fildishtë ashtu edhe Etiopia siguruan kualifikimin për në Kupën e Shteteve të Afrikës që mbahet në janar të vitit të ardhshëm.

Të ngjashme