Refugjatët kongolezë po ndërtojnë karrierë të xhudos në Brazil

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 15:52 | Nga

Ajo specializohet për “thumba afrikanë” në një sallon bukurie në Rio de Janeiro, ku edhe punon.

Për xhudisten kongoleze Yolande Mabika, ky është një kujtim për jetën e saj: të kaluarën dhe të tashmen.

Mabika pushtoi ballinat botërore si njëra prej dhjetë sportistëve që ishte pjesë e ekipit të parë të refugjatëve që u paraqitën në lojërat olimpike verore “Rio 2016”, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Ajo fillimisht shkoi në Rio për Kampionatin Botëror të vitit 2013 për të mos u larguar më nga ky qytet. Mabika këtë qytet e ka quajtur shtëpi, pasi jeton tashmë pesë vjet.

“Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike ishte një ëndërr e realizuar për mua”, thotë Makiba. “Një femër afrikane që vinte nga një shtet që jeton nën diktaturë dhe krizë politike, të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, ishte diçka fantastike. Kurrë nuk kam imagjinuar se kjo ditë do të vinte në jetën time. Për mua kjo ditë është dhe do të mbetet historike”.

Mabika në LO “Rio 2016” në raundin e parë u mposht nga xhudistja Linda Boler e Izraelit. Por për Mabikan rezultati nuk ishte i rëndësishëm. Ajo ishte në Rio dhe shumë larg rrugëve të qytetit Bukavu ku ka lindur dhe përjetuar tmerrin.

Mabikan në moshën dhjetëvjeçare e kishin ndarë nga e ëma e saj derisa ishte duke shkuar në shkollë. Prej asaj kohe, ajo nuk e ka parë nënën. Mabika për ditë të tëra qëndroi e vetme nëpër rrugë, përpara se të merrej dhe dërgohej në një kamp të refugjatëve në Kinshasa, me aeroplan ushtarak.

“Nuk më interesonte rezultati në Rio, sepse unë kisha përjetuar tmerrin në vendlindjen time. Për herë të parë në jetën time nuk ndieja frikë prej askujt. Thjesht, isha e lumtur që po paraqitesha në një ngjarje të tillë ku edhe publiku me duartrokiti”, shprehet Mabika.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme