Refuzohet oferta e parë e Arsenalit për Gelson Martinsin

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 15:09 | Nga

Skuadra angleze Arsenal po tenton ta përforcoj repartin ofensivë për stinorin e ri.

Objektivi kryesor i Arsenalit për fazën ofensive është sulmuesi portugez Gelson Martins.

23-vjeçari ka pasur një vit mjaft të mirë te Sportingu dhe është dëshira kryesore e trajnerit Unay Emery.

Reprezentuesi i Portugalisë ka arritur të shënoj 13 gola dhe të bëj po aq asistime në të gjitha garat me Sportingun.

Arsenali ka provuar transferimin e portugezit por oferta e parë e tyre u refuzua, transmeton Telegrafi.

Topçinjtë ofruan 30 milionë euro por Sportingu nuk e pranoi largimin e yllit të tyre.

Gjigantët portugez i kanë vendosur klauzolë largimi Martinsit prej 60 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme