Reja kthen Lenjanin dhe harmoninë në Kombëtare

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Edy Reja ka kthyer Ermir Lenjanin dhe u ka besuar lojtarëve që kanë bartur barrën në ndeshjet e kaluara të kombëtares së Shqipërisë në futboll. Italiani 73-vjeçar të martën ka bërë publike listën e parë të tij si përzgjedhës i Kombëtares së Shqipërisë në futboll.

Reja ka ftuar plot 29 lojtarë për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020” me Islandën dhe Moldavinë. Më 8 qershor kombëtarja luan në udhëtim me Islandën, ndërsa më 11 qershor e pret Moldavinë në Elbasan, shkruan sot Koha Ditore.

Lenjani nuk ishte ftuar së fundi nga ish-përzgjedhësi Christian Panucci dhe kishte deklaruar se nuk do të luante më për Shqipërinë për aq kohë sa Panucci është përzgjedhës. Por Panucci u shkarkua ndërkohë, dhe në vend të tij erdhi trajneri me përvojë, Reja, që ka rregulluar menjëherë raportet me lojtarin e krahut.

Të ngjashme