Reja shpall listën për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Edi Reja ka shpallur listën me futbollistët që do të thërrasë në mision, për dy ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare në fushatën eleminatore të Botërorit Katar 2022, ku në program janë sfida me Anglinë në Wembley në 12 nëntor, dhe me Andorrën në Tiranë 3 ditë më pas.

Ashtu sic edhe pritej nuk mungojnë risitë, në listën prej 25 lojtarësh mungon emri i  Rey Manajt, sulmuesit që përveçse po has vështirësi në aventurën e tij te re të Spezia ku nuk po gjen hapësira , u vu në qendër të kritikave në lidhje me performancën e tij me fanellën kuqezi edhe në takimet e tetorit, vecanërisht atë me Poloninë, ku Shqipëria me humbjen 1-0 kompromentoi thuajse përfundimisht shanset për një vend të dytë në grup.

Por ndërkohë në listë nuk është as Ivan Balliu, 29 vjecari po bën mjaft mirë me Rayo Vallecanon në La Liga ku ka siguruar 11 prezenca në kampionat këtë sezon. Ka munguar një ftesë edhe për Giacomo Vrionin, një tjetër sulmues që po shkëlqen me Tirolin në Austri, ku ka shënuar 5 gola në 9 prezenca në këtë kampionat. Për sa i përket të rejave të tjera, në kombëtare rikthehen Albi Doka si dhe Qazim Laci i cili mungoi në grumbullimin e fundit për shkak të disa problemeve fizike.

Një mungesë tejet e rëndësishme për kombëtaren në sfidat e nëntorit do të jetë edhe ajo e Berat Gjimshitit. Në njoftimin zyrtar Federata sqaron se mbrojtësi nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për shkak të dëmtimit që pësoi me kombëtaren me Hungarinë, edhe pse në fakt Gjimshiti më pas u aktivizua në pjesën e dytë në barazimin 2-2 të Atalantës me Manchester United në Champions League mesjavën e kaluar.

Gjithsesi për këtë episod dhe të gjitha zgjedhjet për këtë epilog të fushatës eleminatore, përgjigjet do ti japë vetë trajneri Reja në një konferencë për shtyp që do të japë këtë të hënë. Kombëtarja kuqezi aktualisht në vendin e tretë të Grupit I, me 15 pikë, dy më pak se Polonia e vendit të dytë, dhe për të arritur pozicionimin që e con në play of, ka mundësi thuajse vetëm teorike, pasi që të ndodhë diçka e tillë duhet që Leva me shokë, të lënë pikë përballë Andorrës dhe Hungarisë ndërsa Shqipëria ti fitojë ndaj Anglisë dhe Andorras, raporton SS.

Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit:

Të ngjashme