Rekordi historik që pritet të vendosë Juventusi në Serie A

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është në rrugë të mbarë për të vendosur një rekord historik në Serie A.

Në rast se klubi vazhdon me të njëjtin ritëm fitoresh deri ën fund të sezonit “Zonja e Vjetër” mund të grumbullojë plot 104 pikë në Serie A.

Mbrëmjen e djeshme bardhezinjtë mposhtën Frosinonen me rezultatin 3-0 dhe pas 24 javës kanë arritur të grumbullojnë plot 66 pikë..Ekipi tani ka tre pikë më shumë se skuadra legjendare e Conte në sezonin 2013-14. Nëse lojtarët e Max Allegrit vazhdojnë me këtë ritëm, ata janë në rrugën e duhur për të arritur 104 pikë, që do të ishte një rekord i ri në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme