Renditen top dhjetë skuadrat me më së shumti trofe të fituar nëpër ligat e tyre në Evropë

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Rangers janë mbajtësit e rekordeve të drejtpërdrejta për shumicën e titujve të ligave në Evropë përpara skuadrës irlandeze Linfield dhe rivalit të tyre Celtic.

Skuadra Superliga e Skocisë i dha fund shpresave të Celtic për të mbajtur titullin pasi mundi St Mirren 3-0 të shtunën në Ibrox.

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard dhe ylli skuadrës Alfredo Morelos filluan më pas festën me tifozët e pranishëm në stadium.

Triumfi i klubit është një kthesë e jashtëzakonshme pasi ata ranë në nivelin e fundit të futbollit skocez në vitin 2012 pas kolapsit financiar të Rangers.

Fitorja e fundit e Rangers për titullin e kampionatit tani i ka zhvendosur ata në 55 trofe.

Linfield renditet i dyti me 53 tituj kampionati dhe Celtic tani janë katër trofe mbrapa nga Rangers.

Real Madrid është i barabartë përkrah Ajaxit dhe Anderlechtit me 34 trofe, ndërsa Juventusi mban 36 tituj kampioni dhe Benfica e Olympiacos gjenden përkatësisht me 37, respektivisht 45.

Skuadra çeke Sparta Prague përmbyll top dhjetëshen me 33 trofe kampionati, sipas Bleacher Report.

Më poshtë keni të renditura të gjitha skuadrat:

10# Sparta Prague (Czech First League): 33
9# Real Madrid (La Liga): 34
8# Ajax (Eredivisie): 34
7# Anderlecht (Belgian First Division A): 34
6# Juventus (Serie A): 36
5# Benfica (Primeira Liga): 37
4# Olympiacos (Super League Greqi): 45
3# Celtic (Scottish Premiership): 51
2# Linfield (NIFL Premiership): 53
1# Rangers (Scottish Premiership): 55.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme