Renditja e re e FIFA-s, Kosova dhe Shqipëria mësojnë pozitat e reja

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA pritet të publikojë renditjen e re më 10 dhjetor.

Por paraprakisht FIFA ka njoftuar për disa nga skuadrat që do të ndryshojnë renditjen.

Kësisoj Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës kanë mësuar edhe vendet në të cilat do të ndodhen.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian Edoardo Reja kanë fituar tri pozita në ranglistën e FIFA-s dhe tani ndodhen në vendin e 66-të.

Ndërkohë Përfaqësuesja e Kosovës nuk pritet të ketë ndryshime pasi nuk do të ndërroj vend dhe mbetet në vendin e 117-të në ranglistën e FIFA-së.

Sa i përket 10 vendeve të para, Belgjika, Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja nuk kanë ndryshuar pozicion duke zënë gjashtë vendet e para.

Argjentina zbret në vendin e tetë Uruguain, ndërsa dy vendet e fundit plotësohen me Meksikën dhe Italinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme