Renditja e re në peshat e rënda në boks: Fury rikthehet në krye

Prishtinë | 23 Shk 2020 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Fitorja e Tyson Fury ndaj Deontay Wilder më mëngjesin e sotëm (e diel) i dha atij të vetmin titull, atë të divizionit ËBC, dhe gjithashtu e ktheu atë në krye të renditjes së peshave të rënda.

Performanca e Gypsy King ishte një nga më kryesoret në kujtesën e fundit për një luftë që pritej të ishte e përafërt.

Megjithatë, meçi shkoi plotësisht kundër skenarit që u tha se ai mund të fitonte vetëm me pikë.

Fury arriti ta dominojë Wilderin duke e rrëzuar disa herë, ndërsa në raundin e shtatë e mposhti me nokaut teknik.

Fitorja ndaj amerikanit ka bërë që Fury të kthehet në krye të renditjes në peshat e rënda, ndërsa pas tij vijnë pikërisht Wilder dhe Anthony Joshua.

Faqja e njohur The Athletic ka përpiluar listën e dhjetë të parëve në peshat e rënda në sport, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë:

1.Tyson Fury

Tyson Fury 

2.Deontay Wilder

3.Anthony Joshua

Anthony Joshua 

4.Andy Ruiz Jr

5.Oleksandr Usyk

6.Dillian Whyte

7.Luis Ortiz

8.Adam Kownacki

9.Daniel Dubois

10.Joseph Parker

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme