Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Prishtinë | 20 Mar 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në kuadër të elitës së futbollit kosovar.

Në kuadër të xhiros së 26-të, sot u zhvilluan dy ndeshje – Drita kundër Prishtinës dhe Ballkani ndaj Drenicës, raporton FrontOnline.

Kryendeshja e sotme mes Dritës dhe Prishtinës i takoi gjilansve që fituan me rezultat të pastër 2:0.

Me këtë fitore, Drita mbetet në vendin e tretë me 46 pikë, kurse Prishtina në vendin e gjashtë me 32 sosh.

Nga ana tjetër, edhe Ballkani fitoi me rezultat të njejtë (2:0) ndaj Drenicës.

Me këtë fitore, Ballkani “blindon” pozitën e parë me 54 pikë, kurse Drenica mbetet në vendin e shtatë me 32 sosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme