Revistës gjermane i kushton me 50 mijë euro lajmi i rremë për Schumacherin

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 19:34 | Nga

Familja Schumacher e ka fituar betejën ndaj revistës gjermane “Bunte”.

Kjo revistë kishte thyer privatësinë e familjes së legjendarit të Formula 1, rreth shëndetit të tij.

‘Michael Schumacher mund të ecë përsëri”, ishte lajmi i publikuar në revistën ‘Brunte’, që pati gëzuar të gjithë në një terr informativ për jetën e shtatë herë kampionit të Formula 1.

Por sot, ky lajm ka dalë të jetë një gënjeshtër.

Familja Schumacher kishte paditur këtë revistë, duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim, ndërsa gjykata ka vendosur ta dënojë me 50 mijë euro.

“Gjykata ka vendosur se publikimi i atij lajmi ka qenë i pavërtetë”, ka deklaruar shkurt gjykatësi Simone Kafer.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme