Rexha në Evropë në “kualifikimin” e tretë

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Kastriot Rexha për herë të tretë “siguroi” daljen në Evropë me skuadrat kosovare. Por sulmuesi shtatlartë vetëm për herë të parë do të luajë në kupat evropiane në futboll. Ai pritet ta udhëheqë sulmin e Feronikelit, që të martën luan me kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, në gjysmëfinale të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja në mes të Feronikelit dhe Lincolnit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45. Në gjysmëfinalen tjetër, që luhet po të martën (15:00), takohen Tre Penne e San Marinos me Santa Coloman e Andorrës, shkruan sot Koha Ditore.

30-vjeçari Rexha ishte bindshëm golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në edicionin e fundit. Me Feronikelin e Drenasit fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, ndërsa skuadra drenicase për herë të parë do të luajë në Evropë.

Rexha titull të kampionit kishte fituar edhe para një viti, me Dritën e Gjilanit. Por ishte larguar nga Drita për te Feronikeli, para se skuadra gjilanase të niste kampanjën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Drita kishte kaluar me sukses raundin preliminar, kurse ishte ndalur në raundin e parë.Koha.Net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme