Rexhbecaj në formacionin e javës në Bundesligë, i dyti më i vlerësuari

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar edhe xhiroja e 20-të në Bundesligën gjermane, e cila solli edhe befasi.

Dortmund u mposht nga Freiburg e Monchengladbach u befasua nga Kolni, shkruan Gazeta Express.

E pikërisht për Kolnin, shkëlqeu Elvis Rexhbecaj që shënoi të dy golat pë ekipin e tij, duke treguar performancë të lartë.

Me performancën që tregoi, atij iu sigurua vendi në formacionin e javës në Bundesligë duke u vlerësuar me notën 9.3 nga Whoscored.

Kjo njëherit është nota më e lartë e kësaj jave, pas asaj të Kostic, që u vlerësua me notën 9.4.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme