Rey Manaj mbërrin te Barcelona për testet mjekësore

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka mbërritur në qytetin e Barcelonës, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore gjatë ditës.

Pas përshpejtimit të bisedimeve javëve të kaluara, sulmuesi shqiptar i vitit 1997 është duke u përgatitur të nënshkruajë me klubin Blaugrana.

Të gjithë marrëveshjet thuhet se janë bërë për blerjen e tij përfundimtare nga Albacete, skuadra e renditur në vendin e 15-të në La Liga 2.

Deri më tani për të këtë sezon, Manaj ka zhvilluar 11 paraqitje duke shënuar tre gola.

Ai te Barcelona B do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, ndërsa në të kaluarën ka luajtur te Interi, Pescara, Pisa dhe Granada. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme