Rezultat i shkëlqyeshëm i tenistes kosovare Arlinda Rushiti në “Magic Tour”

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Tenista kosovare Arlinda Rushiti e ka arritur një rezultat të shkëlqyer në garat ndërkombëtare.

Ajo ka arritur deri në finale të turneut të nivelit botëror, ITF World Tennis Tour “Magic Tour” W25 Monastir, i cili u mbajt në Tinizi nga 3 deri më 9 janar.

Ps një rrugëtimi të gjatë nga kualifikimet, në finale Rushiti u mposht nga rusja Irina Khromacheva, në meçin që zgjati tri sete,:1-6, 6-4 e 7-5, shkruan “Gazeta Express”.

Federata e Tenisit të Kosovës, këtë e konsideron si një rezultat të jashtëzakonshëm dhe më të madhin të arritur nga tenistet femra shqiptare dhe nga Kosova.

Kujtojmë se Arlinda Rushiti, e cila jeton në Zvicër, është tenistja që i ka sjellë më së shumti fitore Kosovës në Kampionatin Botëror për femra, Billie Jean King Cup. 

Të ngjashme