Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë të ndeshjes Kosovës – Çeki

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Kosovës dhe Republikës së Çekisë që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të Patrik Schick, mirëpo epërsia e tyre zgjati vetëm katër minuta.

Bersant Celina filloi një aksion nga krahu, për të pasuar më pas te Elbasan Rashani, i cili asistoi te Vedat Muriq (20’) që i barazoi shifrat në 1-1.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me të dyja Përfaqësueset që zhvilluan një lojë të hapur dhe të barabartë.

Arijanet Muric duket se është në formë të lartë, pasi bëri disa pritje në 45 minutat e parë, derisa faza e sulmit kishte disa shanse të mira për gol që ta përmbysnim rezultatin.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e nxehtë, pasi që të dyja skuadrat duan t’i marrin tri pikë, pikë këto që do ta përcaktojnë vendin e dytë në Grupin A./telegraf

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme