Rezultuan pozitiv me Coronavirus, FFK-ja do të jetë përkrah dy talenteve të Ballkanit

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shprehur mbështetjen e plotë për dy vëllezërit Kolgeci, të cilët janë futbollistë të grupmoshave të reja të KF Ballkanit dhe të cilët kanë rezultuar pozitiv me coronavirusit e njohur si Covid-19.

Gjatë ditës së djeshme (e enjte), Ballkani mori një lajm jo të mirë, pasi dy talent të tyre rezultuan pozitiv me coronavirus.

Megjithatë, përballimi i këtij virusi do të jetë me i lehtë për dy djelmoshat e rinj, pasi përkrahja nuk do t’i mungojë as nga FFK.

“Në këtë periudhë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë si pasojë e kësaj pandemie, presidenti Agim Ademi, Komiteti Ekzekutiv dhe të gjitha organet e tjera të FFK-së edhe një herë shprehin përkrahjen e tyre të parezervë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj gjendje”.

“FFK do të jetë në vazhdimësi afër familjes së këtyre talenteve për çfarëdo që ka nevojë deri në shërimin e tyre”.

“Futbollistët tanë që nga mosha e re kaliten për të kaluar çdo vështirësi dhe për t’u përballuar me sukses kundër çdo kundërshtari e çdo sfide. Në këtë frymë pa dyshim zhvillohen edhe futbollistët e rinj të Suharekës, vatër kjo e njohur për futbollin tonë dhe me përplot talente të futbollit”.

“Prandaj, jemi të sigurt që dy djemtë e ri të këtij klubi do ta kalojnë shpejt e pa asnjë pasojë edhe këtë sfidë shëndetësore dhe sapo të krijohen kushtet do t’i kthehen fushës së gjelbër për ta zhvilluar tutje talentin e tyre, në mënyrë që një ditë ta bëjnë krenar jo vetëm KF ‘Ballkani’ por edhe Kosovën me cilësitë dhe vlerat e tyre”.

“Shërim të shpejtë vëllezërve Kolgeci!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.


Njoftimi i plotë:

Kampionet tanë po përballen fuqishëm me Covid-19! Janë keta vllezerit Kolgeci synonim i urtesise , edukates dhe shpirtit garues!

Eshte forca e tyre shpirterore dhe karakteri i trasheguar nga prindi i tyre mjek per tu përballur me çdo sfidë , e edhe me kete .qe nuk kursen as sportiste !

Ne emer te FC Ballkanit, respektivisht te presidentit te klubit dhe gjithe femijeve te Shkolles se Futbollit dhe trajnerave ju deshirojmë sherim te shpejtë dhe kthim ne fushën e futbollit!…Shiko më shumë

Fotografia e Shkolla e Futbollit Ballkani
Fotografia e Shkolla e Futbollit Ballkani

Të ngjashme