Ribery flet për të ardhmen e tij

AFP_SH5BD
Prishtinë | 13 Pri 2018 | 13:58 | Nga

Francezi ka hedhur poshtë spekulimet se forma e ngritur e tij në paraqitjen e së martës ndaj skuadrës spanjolle ishte tentim për ta bindur skuadrën që t’i ofrojë kontratë të re.

Anësori i Bayern Munich, Franck Ribery, ka mohuar spekulimet se paraqitja e tij ndaj Sevilla ishte tentim për të marrë vazhdim kontrate me kampionin e Bundesliga.

Por kontrata e francezit me skuadrën nga Allianz Arena skadon gjatë veërs dhe tashmë kanë nisur të ngriten pyetje mbi të ardhmen e 35-vjeçarit.

Megjithatë, duke folur pas fitores 2-1 në Spanjë, Ribery ka mohuar se ai ka ngritur kualitetin e paraqitjeve të tij në tentim për të nënshkruar kontratë të re me bavarezët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme