Ribery: Ky futbollist ma vodhi Topin e Artë

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 12:00 | Nga

Franck Ribery nuk e harron Topin e Artë të vitit 2013.

Ai tha që Cristiano Ronaldo ia “vodhi” çmimin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është e pakuptueshme për mua që atë vit e fitoi Cristiano Ronaldo. Unë fitova gjithçka, nuk mund të bëja më shumë. Është padrejtësi, më duket sikur ma vodhën atë trofe”, deklaroi Ribery.

“Nuk kisha përkrahjen e vendit tim. E pashë me sytë e mi që francezët thoshin se duhej të fitonte Ronaldo”.

“A dëshironin portugezët që Topin e Artë ta fitote Messi apo Ribery? Sigurisht që jo”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme