Ribery thërret Gotzen e Manxhukiqin te Fiorentina

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Ylli francez i Fiorentinës, Franck Ribery, ka ftuar Mario Gotzen dhe Mario Manxhukiqin që t’i bashkohen atij te klubi italian.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Ribery, po luan si rol i ndërmjetësuesit në negociata me ish-bashkëlojtarët e tij te Bayern Muencheni. Të dy lojtarët ofensivë janë pa kontrata. Manxhukiq ka shkëputur kontratën me klubin nga Katari, Al-Duhail, ndërsa Gotzes i ka skaduar kontrata me Borussia Dortmundin.

Ribery 37-vjeçar iu bashkua Fiorentinës verën e vitit të kaluar. Ai ka ndihmuar me tre gola dhe dy asistime në 18 ndeshje.

Të ngjashme