Ribery tregon arsyen e largimit nga Fiorentina

Prishtinë | 10 Kor 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Franck Ribery ka treguar që ndihet i zhgënjyer nga skuadra e Fiorentinas, pas largimit të tij nga klubi italian këtë verë.

Ribery u largua pasi që kontrata e tij dy vjeçare me Fiorentinan skadoi, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar edhe për një sezon.

Në një intervistë për “Toscana TV” francezi tregoi që kishte dëshirë që ta vazhdonte të ardhmen tek Fiorentina, por krerët e klubit italian nuk ishin të interesuar as për bisedime.

“Ishte e vështirë. Përgjatë dy viteve, kam dhuruar më të mirën nga vetja, sepse ky është mentaliteti im. Ishte e komplikuar sepse për tre ose katër javë nuk kam ditur asgjë”, tha Ribery.

“Askush nuk më ka kontaktuar mua, dhe kjo do të thotë që ka mungesë respekti, por nuk kam dashur kurrë që të flas keq për ndonjë, e sidomos për klubin. Nuk më vjen mirë që nuk kam vazhduar me ta, por kjo është jeta, dhe ky është futbolli”, shtoi francezi.

Pavarësisht moshës së tij, ku Ribery numëron plot 38 vite, sezonin e kaluar ai bëri 30 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe shtatë asistime për skuadrën e Fiorentinas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme