Ribery vazhdon kontratën me Bayernin

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 18:15 | Nga

Klubi futbollistik gjerman Bayern Munich e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me futbollistin francez Franck Ribery.

Në një deklaratë nga klubi thuhet se kontrata e futbollistit 35-vjeçar, e cila përfundonte në fund të këtij sezoni, është zgjatur deri më 30 qershor të vitit 2019.

Futbollisti me përvojë i Bundesligës, me fanellën e Bayernit të Mynihut ka arritur të fitojë 8 tituj të kampionit ndërsa në 247 ndeshje me këtë ekip ka shënuar 80 gola.

Gjatë këtij sezoni Ribery në 32 ndeshje ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 6 asistime. Në vitin 2013 Ribery me Bayernin arriti të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Super Kupën e UEFA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme