Ricciardo i bashkohet Renaultit për t’u bërë pilot kryesor

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 15:38 | Nga

Piloti australian Daniel Ricciardo për pak muaj do të përfundojë bashkëpunimin me skuderinë e Red Bullit për t’iu bashkuar Renaultit për edicionin e ardhshëm. Ai të premten firmosi marrëveshje dyvjeçare me skuderinë franceze.

Kjo lëvizje e papritur befasoi botën e Formula 1, pasi dukej se Ricciardo do të mbetej pjesë e Red Bullit. Megjithatë, 29-vjeçari nuk ka dashur më të jetë nën hije të Max Verstappenit, i cili po ka përkrahje më të madhe te Red Bulli.

“Ishte ndoshta një nga vendimet më të vështira që e kam marrë deri më tash në karrierën time. Por mendova se është koha për një sfidë të re dhe të jem pjesë e një skuderie, ku do të vlerësohem më shumë”, tha Ricciardo. “Unë e kam parasysh se Renaultit i duhet shumë punë për të bërë që të arrijë nivelin e skuderive të tjera. Por këtë edicion Renaulti më ka impresionuar me përparimin që ka bërë. Kështu që, me padurim pres edicionin e ri për të garuar me bolidin e Renaultit, me të cilin besoj se sukseset nuk do të mungojnë”.

Ricciardo po largohet nga Redbulli për shkak se skuderia nuk i ofroi kontratë më shumë se për një vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme