Richarlison vazhdon të mbetet objektiv i madh i Unitedit

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi vazhdon ta ketë në listën e dëshirave yllin brazilian të Evertonit, Richarlison.

Djajtë e Kuq kanë filluar t’i kthehen formës së mirë dhe rezultateve në muajin e fundit në kampionat dhe Ligën e Evropës.

Megjithatë, ata pritet të përdorin tregun e transferimeve të janarit për të forcuar edhe një herë ekipin shkaku i sezonit të ngjeshur dhe rivalizimit të madh.

Sipas mediumit britanik Evening Standard, sulmuesi i Evertonit, Richarlison është konsideruar nga Unitedi si një synim i mundshëm së bashku me Erling Haaland.

Ylli i Evertonit ka qenë njëri nga lojtarët kryesor për Evertonit që nga ardhja e tij në Merseyside, transmeton telegrafi.

Richarlison deri më tani këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 23 ndeshje. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme