Rifillon futbolli edhe në SHBA, ndeshjet luhen në Disney

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Tani është zyrtare se futbolli do të rinisë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MLS, në fakt, komunikoi datat dhe modulin e rinisjes së kampionatit: do të luhet nga data 8 korrik deri në 11 gusht dhe – ashtu si ndodhi në NBA – të 54 ndeshjet e sezonit do të luhen në Walt Disney World Resort në Orlando, Florida.

Rifillon futbolli edhe në SHBA, ndeshjet luhen në Disney

Parku i zbavitjes, në fakt, ka edhe një kompleks të madh sportiv me fusha, ESPN Wide World of Sports Complex, ku 26 klubet e Major League Soccer do të përballen në një format të revizionuar.

Më 8 korrik do të nisë faza me grupe, ku skuadrat do të jenë të ndara në 6 grupe duke llogaritur pikët e arritura në regular seasion. Më pas mes datës 25 dhe 28 do të jenë 1/8-tat dhe 30 korrik dhe 1 gusht çerekfinalet.

Më 5-6 gusht gjysmëfinalet dhe më 11 gusht finalja. Plot 26 javë lojë dhe 54 ndeshje, nga të cilat 39 në fazën me grupe dhe 15 në turet e eliminimit direkt.

Të ngjashme