Rifillon takimi Kroaci – Kosovë (Foto)

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 14:47 | Nga

Ka rifilluar ndeshja në mes të Kroacisë e Kosovës në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.

Ka rinisur me fillim nga ora 14:30 përballja Kroaci – Kosovë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Ndeshja nisi mbrëmë në ora 20:45 por u ndërpre në minutën e 22 për shkak të reshjeve të shiut, të cilat e pamundësuan vazhdimin e ndeshjes.

Trajnerët e dy kombëtareve kanë zyrtarizuar formacionet e djeshme, pasi ndonjë ndërrim eventual në formacion para vazhdimit të ndeshjes do ia linte vetëm dy zëvendësime në dispozicion.

Më poshtë keni formacionet e të dyja skuadrave:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme