Rikthehen Haaland dhe Reus

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Erling Haaland do të rikthehet në skuadrën e Borussia Dortmundit kundër Fortuna Dusseldorf të shtunën, ndërsa në stërvitje është kthyer edhe Marco Reus.

Dortmundi ishte pa dy yjet e sulmit në javët e fundit, duke mos qenë në gjendje të llogarisë në shërbimet e tyre për kualifikim në Ligën e Kampionëve nga pozita e dytë në Bundesligë.

Rikthehen Haaland dhe Reus

Haaland, i cili i shënoi 10 gola në 11 ndeshje në Bundesligë që prej se iu bashkua klubit në janar, ka munguar që prej humbjes 1:0 ndaj Bayern Munich më 26 maj, e cila praktikisht e nxori nga gara për titull.

Reus, ndërkohë, për herë të fundit luajti në shkurt kur e lëndoi kofshën.

Haaland do të jetë i gatshëm për ndeshjes e së shtunës, por jo edhe kapiteni Reus, i cili duhet të punojë ende për ta fituar kondicionin fizik. 

Të ngjashme