Rikthehet Dembele, por Valverde lë jashtë yllin e skuadrës

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Ousmane Dembele është përfshirë në skuadrën finale të Barcelonës, por Ernesto Valverde ka zgjedhur të lërë Ivan Rakitic jashtë 18-shes.

Barca kërkon të marrë veten në La Liga pas humbjes nga Granada, kurse të martën në mbrëmje takohet me Villarrealin.

‘Blaugranasit’ kanë arritur të marrin vetëm 7 pikë nga 15 të mundshme në fillimin e sezonit të ri, gjë që ka shtuar presionin te trajneri Valverde, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, në skuadër është kthyer Dembele i cili është gati për t’u përballur me Villarreal, i cili ka bërë një rikuperim të plotë nga dëmtimi.

22-vjeçari ka qenë jashtë fushave që nga ndeshja me Bilbaon, por ai u fut përsëri në stërvitje të plotë javën e kaluar.

Ndërkohë Rakitic nuk ka qenë zgjedhja e trajnerit dhe kështu ka mbetur në shtëpi. 

Të ngjashme