Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë përballjet

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 13:54 | Nga

Xhiroja e fundit e fazës së grupeve pritet të sjellë ndeshje interesante në mes gjigantëve evropianë. Përballja më tërheqëse po konsiderohet ajo ndërmjet Bayern Munichut dhe Atletico Madridit.

Por, lufta më e madhe do të zhvillohet në Grupin B, ku Napoli, Benfica e Besiktas kërkojnë kualifikimin. Ndërkohë, interesant konsiderohet edhe takimi ndërmjet dy vëllezërve kosovarë, Granit e Taulant Xhakës, që do të luajnë kundër njëri-tjetrit me ekipet e tyre – Arsenalin dhe Baselin

Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve pritet të sjellin duele tejet interesante, shkruan sot gazeta Zëri.

Vëmendja pritet të jetë në ndeshjen ndërmjet Bayern Munich dhe Atletico Madrid, e cila zhvillohet në stadiumin “Allienz Arena”.

Bayerni do të kërkojë t’i hakmerret Atletico Madridit për humbjen e shkaktuar në ndeshjen e parë ku skuadra spanjolle arriti fitore me rezultat 1:0.

Në këtë takim “bavarezët” hyjnë pas fitores së shënuar në ligë, përderisa Atletico Madrid pas barazimit. Atletico Madrid ka siguruar vendin e parë në grupin D, përderisa skuadra gjermane mbetet në pozitën e dytë.

Ndeshje interesante e këtij grupi pritet të zhvillohet ndërmjet PSV-së dhe Rostov, të dyja ekipet do të kërkojnë pozitën e tretë e cila mundëson një vend në Ligën e Evropës.

Ndeshje emocionuese në Ligën e Kampionëve, pritet të jetë ajo ndërmjet Baselit dhe Arsenalit. Granit Xhaka, do të rikthehet në Basel, por tani si kundërshtar aty ku mori hapat e parë si futbollist dhe do të luaj kundër vëllait të tij të madh Taulant Xhaka, që i qëndroi besnik ekipit zviceran.

Ky do të jetë takimi i tretë brenda një viti për vëllezërit Xhaka, pasi fillimisht u takuan në Kampionatin Evropian dhe në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në këtë kompeticion.

Arsenali tashmë ka siguruar plasmanin për në fazën tjetër por do të kërkojë fitore për të siguruar edhe pozitën e parë pasi ka pikë të barabarta me Paris Saint-Germain.

Baseli do të kërkojë t’i befasojë londinezët duke kërkuar pozitën e tretë që mundëson të garojë në Ligën e Evropës. Interesant pritet të jetë edhe dueli ndërmjet PSG-së dhe Ludogoretsit.

“Hallakamë” në grupin B

Grupi B pritet të sjellë ndeshje interesante. Benfica, Napoli dhe Besiktas do të kërkojnë kualifikimin për në fazën tjetër.

Kampioni portugez në shtëpi do të skuadrën italiane. Të dyja ekipet kanë nga tetë pikë në këtë grup dhe një fitore nga cila do skuadër do të siguronte kualifikimin për në fazën tjetër.

Napoli llogaritet favorit në këtë takim përballë portugezëve. Kampioni turk, Besiktas i cili ka shtatë pikë dhe renditet në pozitën e tretë kualifikimin do ta kërkojë si mysafir i Dynamo Kyiv.

Besiktas llogaritet favorite në këtë përballje pasi Dynamo nuk ka objektiva në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, pasi gjendet në pozitën e fundi me vetëm dy pikë.

Ndeshje interesante do të zhvillohen edhe në Grupin C. Barcelona që ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër do të luajë përballë skuadrës gjermane Borussia Moenchengladbach, që ka humbur shpresat për të siguruar një pozitë e cila mundëson kualifikimin për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Nga ana tjetër Manchester City do të mundohet ta harrojë humbjen në derbin ndaj Chelseat, pasi në shtëpi llogaritet favorit përballë skuadrës së Celticut.

Mysafirët do të kërkojnë të befasojnë anglezët pas një forme të dobët në të cilën janë duke kaluar në ndeshjet e fundit. Të kujtojmë që të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 20:45.

Grupi A

20:45 Basel – Arsenal

20:45 PSG – Ludogorets

Tabela

PSG  11

Arsenal 11

Ludogorets 2

Basel 2

Grupi B

20:45 Benifca – Napoli

20:45 Dynamo Kyiv – Besiktas

Tabela

Napoli  8

Benifca 8

Besiktas 7

Dynamo Kyiv 2

Grupi C

20:45 Barcelona – Monchengladbach

20:45 Manchester City – Celtic

Tabela

Barcelona  12

Manchester City  8

Monchengladbach  5

Celtic  2

Grupi D

20:45 Bayern Munich – Atletico Madrid

20:45 PSV – Rostov

Tabela

Atletico Madrid  15

Bayern Munich  9

Rostov  4

PSV  1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme