Rikthehet Serie A, në fushë do të zbresin 9 futbollistë shqiptarë

Prishtinë | 21 Gus 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Rikthehet Serie A, kampionati më i dashur i shqiptarëve. Edhe pse nuk ka shkëlqimin e dikurshëm, Inter, Juventus dhe Milan mbeten nga klubet e huaja që shqiptarët mbështesin më së shumti.

Nga sot Seria A mund ta ndjekin në TV, ndërkohë që në fushë do të zbresin kampionët e Interit prej orës 18:30.

Ndryshimet në kampin zikaltër janë të shumta, duke nisur nga pankina ku vendin e Conte e ka zënë Simone Inzaghin.

Lukaku e Hakimi nuk janë më pjesë e Interit, por kjo nuk është një alibi që të mos kenë vetëm fitoren objektiv kundër Genoa sot.

Në të njëjtën orë zhvillohet edhe një ndeshje tjetër, Verona-Sassuolo.

Në mbrëmje, prej orës 20:45, ka derbi shqiptarësh. Në program janë Empoli-Lazio dhe Torino-Atalanta, ku luajnë Ismajli, Bajrami, Strakosha, Hysaj, Berisha, Vojvoda, Muriqi, Durmishi dhe Berat Gjimshiti.

Të ngjashme