Rikthimi i Messit me një prej golave më të bukur nga gjuajtja e lirë

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Problemet e me lëndime e kishin lënë Lionel Messin jashtë fushe në fillim të sezonit 2019/2020 për Barcelonën.

Superylli argjentinas është  duke u kthyer dalëngadalë në formë, teksa po e lë pas lëndimin dhe ka arritur të rikuperohet.

32-vjeçari luajti nga minuta e parë në derbin e fundjavës ndaj Sevillas, të cilën Blaugranët e fituan me rezultat 4-0.

Ai e shënoi golin e katërt në minutën e 78-të që ishte goli i parë sezonal në La Liga dhe njëherësh një prej golave më të bukur nga gjuajtja e lirë.

Luis Suarez (27′), Arturo Vidal (32′) dhe Ousmane Dembele (35′) ishin golashënuesit tjerë të katalunasve. 

Të ngjashme