Rikuperohet Milot Rashica

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, ka munguar në disa ndeshje të rëndësishme të zhvilluara nga Kombëtarja e Kosovës dhe skuadra për të cilën luan Werder Bremen.

Rashica u detyrua të qëndronte jashtë fushave për rreth tre javë, për shkak të lëndimeve që kishte marrë.

Lajmin për rikuperimin e futbollistit në fjalë e ka bërë të ditur trajneri i klubit Werder, Florian Kohfeldt.

Kohfeldt ka treguar se Rashica do të merr pjesë në ndeshjen e ardhshme të skuadrës ndaj Leipzigut.

Të ngjashme