Rindërtimi, obligim i Koelnit pas kthimit në Bundesligë

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

“Kjo është meritë e Markus Anfang”, tha trajneri i përkohshëm i Koelnit, Andre Pawlak pas fitores 4:0 ndaj Greuther Fuerthit, me çka u konfirmua kthimi i skuadrës në Bundesligë për edicionin 2019/20.

Problemi i vetëm ishte se Markus Anfang nuk shihej askund.

“E kemi sjellë klubin në vijën e finishit, por meritat dhe urimet shkojnë për lojtarët dhe stafin e vjetër të trajnerëve”, vazhdoi Pawlak.

Stafi “i vjetër” i trajnerëve, i udhëhequr nga Anfang, u shkarkua një javë më parë, pasi Koelni regjistroi katër ndeshje rresht pa fitore, duke bërë që klubi të dështojë të sigurojë kthimin në Bundesligë më herët sesa që kishte planifikuar, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Përderisa të gjithë i gëzoheshim këtij suksesi, te Koelni do të ketë probleme. Ky pushim do të jetë vendimtar në planet e Koelnit për të konsoliduar statusin si ekip elitar.

Në qendër të stuhisë është menaxheri i përgjithshëm Armin Veh, i cili duhet të konstatojë gjatë tre muajve të ardhshëm nëse Koelni do të ketë sukses në Bundesligë.

Kohët e vështira

Veh ka qenë mjaft i spikatur në periudhën e tij 18 muajshe te Koelni. 58-vjeçari ishte përfshirë në një luftë të brendshme në klub në muajin mars, gjë që rezultoi me dorëheqjen e presidentit Werner Spinner dhe më pas e bëri edhe lëvizjen tjetër, duke shkarkuar trajnerin Anfang në fund të prillit.

Brishtësia e mbrojtjes së ekipit – duke pranuar 41 gola në 31 ndeshje – nuk ishte e përshtatshme për një lider të kategorisë së dytë të Gjermanisë, derisa atmosfera në zhveshtore ishte shumë e keqe. Kjo bërë që Veh të kërkojë urgjentisht ndryshime në shtabin teknik.

“Pavarësisht nga starti i mirë që patëm këtë edicion, ka pasur një trend negativ gjatë këtij rrugëtimi”, tha Veh. “Ishte e nevojshme të ndryshonim gjërat në mënyrë që të mos rrezikonim synimet tona”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme