Rinis Shqipëri-Poloni, ja momenti kur tifozët hedhin gjësende (Video)

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Ka rifilluar ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, pas një ndërprerje për rreth 15 minuta.

Menjëherë pas golit që Polonia i shënoi Shqipërisë, tifozët shqiptarë në “Air Albania” nisën t’i gjuajnë futbollistët mysafirë me shishe, derisa këta të fundit po e festonin golin.

Në ndërkohë ka pasur thirrje të vazhdueshme për tifozët që të mos i përsërisin veprimet e tilla pasi do ta ndëshkojnë Kombëtaren.

Ajo që ndodhi në Air Albania s’do të kalojë pa u ndëshkuar nga UEFA.

Të ngjashme