Rinovimi i kontratës vetëm çështje kohe, Modric do të mbetet te Real Madridi

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Luka Modric do të mbetet te Real Madridi për së paku edhe një sezon tjetër. Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Mesfushori kroat do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, transmeton Gazeta Express.

Marrëveshja mes palëve për rinovim të kontratës është e arritur.

Tani për tani pritet të finalizohen vetëm edhe disa detaje të fundit para se të nënshkruhet kontrata e re nga Modric.

Kontrata aktuale e 36-vjeçarit me “Los Blancos” skadon më 30 qershor të këtij viti.

Luka Modric u transferua për 35 milionë euro në “Santiago Bernabeu” nga Tottenhami në vitin 2012.

Përveç trofeve të shumtë të fituar me Real Madridin, ish-mesfushori i Dinamo Zagrebit e fitoi edhe “Topin e Artë” më 2018. 

Të ngjashme