Rio Ferdinand: De Gea është portieri më i mirë në botë

Prishtinë | 18 Tet 2016 | 16:52 | Nga

Ndeshja e madhe e futbollit anglez, e luajtur mbrëmë mes Liverpool dhe Manchester United, është mbyllur në barazim pa gola, ndër të tjera me punën e madhe të portierit spanjoll, David De Gea.

Rio Ferdinand, legjenda e “Djajve të Kuq”, nuk vonoi dhe la shënimin dhe vlerësimin e tij në “Twitter”, duke mos dyshuar më se portierë nga Madridi “është më i miri në botë”

rio

 

“Çfarë pritjesh nga De Gea! Numri një në botë, për mua, tani për tani,” – shkroi ish-mbrojtësi.

Klasifikimi i revizionuar të hënën në mbrëmje, pas supersfidës në “Anflied”, midis dy historive të mëdha të futbollit anglez, e sheh Liverpool në vendin e katërt të Premier League, ndërsa Manchester United në vendin e shtatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme